Arrestohen gjashtë anëtarë të dyshuar të ISIS-it pas sulmit në aeroportin e Stambollit

Evropë

Arrestohen gjashtë anëtarë të dyshuar të ISIS-it pas sulmit në aeroportin e Stambollit

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 22:37
Ilustrim

Gjashtë persona të dyshuar, me kombësi të huaj të dyshuar si pjesëmarrës në organizatën e Shtetit Islamik (ISIS) u arrestuan sot për lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Atatürk në Stamboll njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Dogan.

Tridhjetë persona të dyshuar, në mesin e së cilëve dhjetëra shtetas rusë janë shpallur fajtor si pjesëmarrës në një organizatë terroriste të armatosur, të cilët po vuajnë dënimin me burg në Turqi pas një sulmi të trefishtë të kryer nga një grup kamikaz më 28 qershor në një nga aeroportet më të mëdha të Evropës.

Agjencia Dogan nuk saktësoi kombësinë e gjashtë shtetasve të huaj të arrestuar për përfshirje në sulmin ku u shënuan 47 të vdekur, sipas një bilanci paraprak të dhënë nga ministri turk i Transporteve, Ahmet Arslan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat