Guardiola i ka disa fjalë për Mourinhon

Futboll

Guardiola i ka disa fjalë për Mourinhon

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 18:39
Guardiola dhe Mourinho

Në prezantimin e tij si trajner i Manchester Cityt, Pep Guardiola është dashur që t’i përgjigjet edhe pyetjeve për Jose Mourinhon.

Pas një rivaliteti të ashpër që kanë pasur sa ishin trajner të Barcelonës përkatësisht Real Madridit, Guardiola dhe Mourinho do të jenë sërish kundërshtarë, por kësaj radhe në Angli, me dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United.

Guardiola ka thënë se rivaliteti me Mourinhon i ndihmon atij që të bëhet trajner më i mirë.

“Ne të dy jemi trajner që duam të fitojmë”.

“E njohim shumë mirë njëri tjetrin që kur kemi qenë në Barcelonë. Unë mendoj që ai është një trajner i madh dhe njerëz si ai më ndihmojnë që edhe unë të ngritem në një nivel më lartë në këtë punë”, deklaroi spanjolli.

Guardiola gjithashtu ka shtuar se nuk e ka për objektiv primar triumfin në Premierligë, pasi që fillimisht dëshiron të krijojë një skuadër të fortë për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat