Mitrovicë, hapet panairi i artizanaleve dhe ushqimit tradicional

Mitrovica

Mitrovicë, hapet panairi i artizanaleve dhe ushqimit tradicional

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 16:28
Pamje nga panairi

Në kuadër të manifestimit "Ditët e Diasporës 2016", në oborrin e ndërtesës së administratës komunale në Mitrovicë, është hapur panairi një ditor i artizanaleve dhe ushqimit tradicional.

Panairi është organizuar nga organizata CECD-Friends, ndërsa është mbështetur nga Ministria e Diasporës.

“Duke pas parasysh se çdo popull ka mënyrën e vet tradicionale të gatimit e të ushqyerit dhe prodhimeve artizanale, dua të them se ajo që na dallon ne shqiptarëve nga të tjerët, është shumëllojshmëria dhe cilësia, si e ushqimeve tona tradicionale, ashtu edhe e punimeve artizanale”, tha kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Në këtë panair janë inkurajuar pjesëmarrësit që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të angazhohen duke treguar kështu kulturën kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat