Becchetti nuk do ekstradohet në Shqipëri: Rama më ka inat

Shqipëria

Becchetti nuk do ekstradohet në Shqipëri: Rama më ka inat

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 14:40

Biznesmeni dhe presidenti i klubit anglez të futbollit, Leyton Orient, Francesco Becchetti nuk do ekstradohet në Shqipëri.

Kështu vendosi një gjykatë në Londër.

Becchetti akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash në Shqipëri.

Sipas Eurosport, vendimin e mori gjykatësja Nina Tempia.

Avokatët e qeverisë shqiptare thanë se do apelojnë vendimin.

Ata kanë 14 ditë kohë për ta bërë këtë gjë.

Procesi zgjati dy orë.

Avokatët e biznesmenit thanë se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Sipas tyre, qeveria ka tentuar të manipulojë procedurat e procesit të ekstradimit.

Gjykatësja pranoi se ka pasur abuzim me procesin.

Avokati i italianit tha se ai ka bërë shumë armiq mes liderëve socialistë, veçanërisht kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Rama nuk e pëlqen zotin Becchetti për shkak të Agonit, televizionit të tij, që ka mbajtur kritik ndaj qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat