Nëna e vret dy vjeçarin duke i dhënë speca djegës (Foto)

Kronikë e zezë

Nëna e vret dy vjeçarin duke i dhënë speca djegës (Foto)

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 10:38
Ilustrim

Ky është fati tragjik i dy vjeçarit të vogël, Daniel Mohamed Nasser Mohamad, i cili u vra nga shkelmat dhe goditjet e nënës së tij dhe të dashurit të saj.

Tashmë çifti janë dënuar nga një gjykatë në Singapor. Gruaja, Zaidah 41 vjeçare, u dënua me 11 vjet burg dhe partneri i saj, një 46 vjeçar, u dënua me 10 vite burg dhe dymbëdhjetë goditje me kamxhik.

Ashtu siç shkruajnë edhe mediat e huaja, çifti krahas dhunës e kishte detyruar vogëlushin që të hante edhe speca djegëse. Ky keqtrajtim i tyre ishte dhe shkaku që e çuan dy vjeçarin deri në vdekje, në nëntor të vitit 2015.

Fillimisht, nëna e fëmijës kërkoi ndihmë me pretekstin se fëmija i saj ishte në shtrat pa ndjenja dhe se shenjat në trupin e tij të vogël ishin si pasojë e një rrëzimi.

Më pas ishte autopsia ajo që vërtetoi të paktën dyzet plagë, duke përfshirë edhe një hemorragji cerebrale. Gjatë gjykimit çifti më vonë e pranoi edhe përgjegjësinë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat