Fillojnë punimet në restaurimin e objekti të Shkollës së parë shqipe në Stubëll të Vitisë (Foto)

Gjilani

Fillojnë punimet në restaurimin e objekti të Shkollës së parë shqipe në Stubëll të Vitisë (Foto)

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 16:22
Pamje nga punimet

Viti, 7 korrik- Në Stubëll të Eperme të Vitisë, kanë filluar punimet në restaurimin e objektit të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë vizituar këtë objekt që është në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerash tha se është i një rëndësie të veçantë të investohet në ruajtjen e objekte të trashëgimisë kulturore, siç është Shkolla e parë shqipe në Stubëll.

“Më të vërtetë objektet sikurse kjo e shkollës së parë Shqipe kanë një rëndësi të veçantë për historinë tonë andaj është e një rëndësie edhe më të veçantë që ti ruajmë ato..” u shpreh Kryetari Haliti.

E Kaltrina sylejmani, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, tha se duke e ditur rëndësinë që ka ky monument, MKRS ka mbështetur projektin për restaurimin e këtij objekti.

“Shkolla e parë shqipe është monument me rendësi në trashëgiminë arkitekturore, duke pasur parasysh këtë fakt, Ministria për Kulture, Rini dhe Sport ka mbështetur projektin për restaurimin e kësaj shkolle.” U shpreh Drejtoresha Sylejmani. Ajo tha se sipas projekti punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

Sylejmani bëri me dije se Komuna e Vitisë, si participuese në këtë projekt do të kujdesët që t’i realizoje detyrat e veta te dala nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar në mes të Kryetarit Haliti dhe Ministrit Shala. Ndryshe, objekti i Shkollës së parë shqipe në Stubell gjendet edhe në listën e trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme./Aziz Zuka

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat