Policia e nxjerrë gënjeshtar Ermal Mamaqin: Nuk ju përshtat kushteve të rrugës

Lajme

Policia e nxjerrë gënjeshtar Ermal Mamaqin: Nuk ju përshtat kushteve të rrugës

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 20:10
Aksidenti i Ermal Mamaqit

Prezantuesi nga Shqipëria Ermal Mamaqi së bashku me dy miqtë e tij , të mërkurën kanë pësuar një aksident me makinë në Ferizaj.

I aksidentuari ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook ku tregon se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e nje rrethrrotullimi të pa ndriçuar dhe sinjalizuar në magjistralen Ferizaj – Shkup.

Ai kritikoi autoritetet për mos rregullimin e kësaj gjendje.

Klan Kosova kontaktoi me zëdhënësin e policisë në rajonin e Ferizajt , Agim Gashi i cili tha se si pasojë e aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës si dhe mos njohja e terrenit.

Ai tregoi se në këtë rrugë ka shenja të rreth rrotullimit dhe rruga në atë pjesë është e ndriçuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat