700 euro për kontrata pune në Katar, në kërkim dy persona

Kronikë e zezë

700 euro për kontrata pune në Katar, në kërkim dy persona

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Sipas burimeve policore, shtetasit me inicialet I. A., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe M. B.,48 vjeç, banues në Lushnjë, u shpallën në kërkim pasi në periudhën dhjetor 2015-janar 2016 kanë mashtruar persona të ndryshëm, duke u marrë shumën prej 350-700 euro me pretendimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit.

Shtetasit që kanë bërë kallëzimin në polici janë:

-L. Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnjë;

-G. D., 45 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë;

-O. H., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë;

-F. B., 43 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnjë;

-B. K., 53 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë, Lushnjë;

-A. M., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnjë.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat