Flet Gareth Bale për duelin kundër Ronaldos

Futboll

Flet Gareth Bale për duelin kundër Ronaldos

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 18:41
Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos

Gareth Bale edhe një herë tjetër ka thënë se nuk po luajnë ai kundër Cristiano Ronaldos.

Yllu i Uellsit ka thënë se të martën do të luajnë Uellsi kundër Portugalisë, 11 kundër 11 dhe jo Cristiano Ronaldo kundër Gareth Bale.

Ai insistoi se të gjithë e dinë këtë dhe ai do të jap më të mirën që të ndihmojë skuadrën e tij për të kaluar në finale të Euro 2016.

“Loja kundër Ronaldos? Nuk është lojë kundër dy lojtarëve, të gjithë e dinë, është lojë kundër dy Kombëtareve, 11 kundër 11”, tha Bale gjatë konferencës për media.

“Ronaldo është lojtar fantastik, të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë, por ne po flasim këtuse çfarë mund të bëjmë si skuadër”.

Bale po ashtu foli edhe për Pepe, për të cilin tha se është person shumë i mirë dhe lojtar i jashtëzakonshëm për Real Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat