Mendime pozitive nga Austria për Maqedoninë

Maqedonia

Mendime pozitive nga Austria për Maqedoninë

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 10:17
Sebastian Kurz

Ministri austriak për punë të jashtme, Sebastian Kurz, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AIM, se pret që në Paris, Maqedonia të fitojë mirënjohje për mbrojtjen e kufirit me Greqinë, si edhe të rinovohen garancat për euro-integrimet e Maqedonisë.

Ndryshe, Austria është njëra nga mbështetëset më të mëdhaja të Procesit të Berlinit për Ballkanin, që e filloi kancelarja Angela Merkel, në vitin 2014. Ky vend organizoi takimin e dytë në Vjenë, ku vazhduan bisedimet për përmirësimin e infrastrukturës së Ballkanit me ndihmë nga BE-ja dhe për tejkalimin e çështjeve dypalëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat