Bagdad: Nga sulmi i IS-it, dhjetëra të vrarë

Azia

Bagdad: Nga sulmi i IS-it, dhjetëra të vrarë

Më: 3 korrik 2016 Në ora: 10:36
Pamje nga sulmi me makinë-bombë në Bagdad sot në orët e hershme të mëngjesit

Zyrtarët irakianë thonë se së paku 60 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në qendër të kryeqytetit Bagdad.

Të dhënat për numrin e personave të vrarë janë konfirmuar nga policia dhe zyrtarët spitalorë, që kanë folur në kushte të anonimitetit, meqë nuk ishin të autorizuar për të dhënë informacione për gazetarët.

Në një postim në Internet, grupi militant, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur sot herët në mëngjes.

Kjo deklaratë e militantëve nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Me këtë sulm u goditën familjet dhe të rinjtë, derisa bëheshin përgatitje për përfundimin e muajit të shenjt të Ramazanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat