Zbulohet oferta e Bolognas për Memushajn

Futboll

Zbulohet oferta e Bolognas për Memushajn

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 16:03
Ledian Memushaj

Mediat italiane kanë zbuluar se Bologna i ka ofruar Pescaras 4 milion eruo për Ledian Memushajn.

Tashmë nuk është më një sekret, Bologna dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Kombëtares Shqiptare dhe kapitenin e Pescaras, Ledian Memushaj.

Skuadra e Bolognas ka rritur ofertën nga 2 në 4 milionë për 29-vjecarin vlonjat, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në Euro 2016 me fanellën kuqezi.

Sipas gazetës sportive italaine “Tuttosport”, Pescara mund të vendosë shitjen e shqiptarit për të bërë një goditje me peshë në sulm pas largimit të Lapadullas.

Zërat për të ardhmen e Memushajt kanë nisur të qarkullojnë gjatë javëve të fundit edhe pse mesfushori kuqezi e ka siguruar aktivizimin në Serie A gjatë sezonit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat