Çiklistja me protezë 3D në lojërat verore

Çiklizëm

Çiklistja me protezë 3D në lojërat verore

Më: 1 korrik 2016 Në ora: 20:09
Merkel, Obama dhe Schindler

Atletja gjermane, Denise Schindler, do të ndërmarrë një hap gjigand në Lojërat verore Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara që zhvillohen në Rio de Zhanerio. Çiklistja me një këmbë, do të pedalojë biçikletën e saj me një këmbë të shtypur me printerat 3D.

Denise Schindler do të hyjë në histori kur të marrë pjesë në gara me një këmbë artificiale të shtypur me printer 3 dimensionalë. Proteza u dezinjua në Shtetet e Bashkuara nga kompania Autodesk, por u prodhua në Gjermani.

“Aktualisht po testojmë protezën e shtypur me printer 3D dhe nëse cilësia e saj do të jetë e nivelit të njejtë me atë të protezave tradicionale. Materiali është i ndryshëm dhe unë ndjejë ndryshimin edhe kur pedaloj si rezultat i cilësisë. Jemi në rrugën e duhur për të arritur ngurtësinë dhe aerodinamikën e duhur”, thotë atletja

Falë përparimeve teknologjike, proteza prodhohet më lehtë se sa në mënyrat tradicionale. Mike Wakefield është inxhinier me kompaninë Autodesk.

“Me printer 3-D, skaner të thjeshtë, laptop jo të kushtueshëm dhe këtë program kompjuteri, do të jetë e lehtë të prodhohen proteza me cilësi të ngjashme, në kohë të shkurtër dhe pa shumë njohuri paraprake.”

Çiklistja humbi pjesën e poshtme të këmbës kur ishte 2 vjeç. Tani në të

30-tat, Schindler paraqiti këmbën e printuar në Hanover Messe, një nga

panairet më të mëdha industriale në botë, para Presidentit Obama.

“Ishte një përvojë mjaft interesante. Isha krenare që paraqita këtë

projekt sepse për mua ka shumë kuptim. U befasova kur pashë se sa i

informuar ishte presidenti për këtë çështje. Ai ishte shumë pozitiv”, thotë

atletja.

Pas skanimit të trungut të këmbës së Schindler, një program

kompjuterik i quajtur Fusion 360, dezinjon protezën, e cila pastaj

prodhohet duke përdorur teknologji të lartë printimi.

Më e lehtë, më e fuqishme dhe më natyrale, këmba e mundëson Denise

që të pedalojë kudo, përfshi Lojërar Paralimpike verore në Rio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat