Suedia fitoi garën, Kosova renditet në vend të tretë

Golf

Suedia fitoi garën, Kosova renditet në vend të tretë

Më: 30 qershor 2016 Në ora: 12:27
Foto e përbashkët

Kampionati i Minigolfit ‘’World Adventure Golf Masters 2016’’ i mbajtur në Kosovë, në të cilin morën pjesë 15 shtete të ndryshme, ka sjellë rezultate interesante. Në konkurrencën e ekipeve fitues ishte shteti skandinav Suedia, e cila radhitet si e dyta në ranglistën botërore, ndërsa vendin e dytë e zuri Gjermania, shteti më i fuqishëm në botë në Minigolf. Ekipi i parë i Kosovës tregoi forcën e vërtet duke u radhitur si i treti dhe duke lënë pas shtetet favorite si Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çekia, Belgjika dhe Britania e Madhe. Në konkurrencën individuale të meshkujve, fitues ishte  Derice Shumilov Susoho, pasuar nga reprezentuesi çek Daniel Vlcek,  ndërsa lojtari numër tre ishte Gunnar Bengtsson gjithashtu nga Suedia. Në konkurrencën e përgjithshme fitues ishin:  Derice Shumilov Susoho nga Suedia, Daniel Vlcek nga Çekia dhe lojtari më i mirë i Kosovës Liridon Mehmeti u radhit i treti. “Është shumë e rëndësishme të ceket se dy rundet më të mira nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës u luajtën nga Vullnet Mustafa (lojtar i Klubit të Minigolfit ‘’First Block’’) me gjuajtje rekord 47, pasuar nga Liridon Mehmeti (lojtar i Klubit të Minigolfit ‘’Tick Media’’) me 48 gjuajtje. Kosova në tërësi u paraqit me 12 lojtar profesionist, përkatësisht tre ekipe. Federata e Minigolfit e Kosovës ka befasuar jo vetëm me lojën profesionale të nivelit të lart, por edhe me organizim”, tregon Lavdim Zylfiu, kryetar i Federatës së Minigolfit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat