Thaçi në televizionin e Panamasë flet për raportet me Serbinë, Brexit...

Lajme

Thaçi në televizionin e Panamasë flet për raportet me Serbinë, Brexit...

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në inaugurimin e zgjerimit të Kanalit të Panamasë, në një intervistë për televizionin publik të Panamasë, foli për çështje të ndryshme përfshirë edhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Thaçi ka folur edhe për rëndësinë që Kanali i Panamasë ka për Kosovën.

“Pavarësisht që vendi ynë nuk ka dalje në det, projekti i madh i Kanalit të Panamasë është një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet e tjera ndërmjet dy vendeve, si ato ekonomike, ashtu edhe ato politike dhe kulturore” ka thënë Thaci.

Presidenti theksoi se, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Panama, do të realizohen takime me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale.

“Në fakt, një delegacion nga Panamaja ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare në Kosovë”.

Thaçi ka folur edhe për luftërat e viteve 90-ta në Ballkan.

“Ka hapa të mirë të stabilizimit të regjionit... Këto luftëra kanë qenë një leksion...Kosova ka arritur paqen me Serbinë pas 100 vjetësh konfliktesh, dhe të dyja vendet kanë përfaqësi në njëra-tjetrën”.

Si ndikon Brexit në Kosovë?

“Unë mendoj se Brexit do të ndikojë në tërë botën. Është një fillim i ri. Neve do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me ta. Britania e Madhe, për neve, padyshim, është një partner i pazëvendësueshëm”.

Thaçi ka vlerësuar Panamanë që është njëra nga vendet e para të Amerikës Latine që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat