Vizita e Thaçit në Panama bën bujë në mediat e Amerikës Latine

Kosova

Vizita e Thaçit në Panama bën bujë në mediat e Amerikës Latine

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 17:58
Hashim Thaçi

Vizita e presidentit Thaçi në Panama ka bërë bujë të madhe në mediat e Amerikës Latine. Fillimisht ishte agjencia e lajmeve më me ndikim në kontinentin latin “EFE” që shpërndau intervistën e Thaçit në shtet e Amerikës latine.

Në këtë Intervistë, Thaçi tha se pjesëmarrja e tij në inaugurimin e zgjerimit të kanalit në Panama do ta shfrytëzonte edhe për të shtyrë përpara agjendën e njohjes. Sipas tij, shtetet e Amerikës Latine duhet ta ndjekin shembullin e Panamasë dhe ta njohin sa më shpejt Kosovën.

Ndërkohë, edhe Agjencia e lajmeve në Amerikën Latine “Terra Networks” ka cituar Thaçin duke iu bërë thirrje vendeve të Amerikës Latine që ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi që, sipas tij, Kosova “ka prodhuar argumente të mjaftueshme të tolerancës dhe zhvillimit” në mënyrë që vendet që s’e kanë njohur edhe vendin tonë, ta njohin.

Thaçi ka zhvilluar një intervistë për televizionin publik të Panamasë, derisa është cituar nga media të ndryshme në Brazil, Kili, Kolumbi, Meksike, ShBA dhe Peru.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Parlamentin Latin-Amerikan dhe të Karaibeve (Parlatino) ka dhënë disa  prononcime për media të ndryshme.

Me këtë rast, gazeta më e madhe në Panama “La Prensa” shkruan se presidenti Thaçi u prit nga sekretari i kwsaj organizate, Elias Castillo.

Thaçi dhe Castillo folën për mundësinë që Kosova ta prezantojë një kërkesë në Parlatino për të qenë anëtar observator i këtij organizmi, i cili përbëhet prej 23 vendeve latine-amerikane dhe të Karaibeve.

Gjatë vizitës, Thaçi falënderoi Panamanë të ketë qenë njëra nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi ishte lideri i vetëm në rajon që është ftuar në inaugurimin e Kanalit të Panamasë. Ai ishte edhe i ftuar i posaçëm i Ambasadës Amerikane në Panama, e cila festojë 240 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat