Papa Françesku lutet për viktimat e sulmit të Turqisë

Bota

Papa Françesku lutet për viktimat e sulmit të Turqisë

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 15:09
Papa Françesku

Papa Françesku është lutur për viktimat dhe familjarët e atyre që pësuan në sulmin që ndodhi mbrëmë në Aeroportin e Stambollit në të cilin humbën jetën 41 persona.

“Mbëmë në Stamboll, është kryer një sulm brutal terrorist i cili ka vrarë dhe plagosur shumë njerëz,” tha ai.

“Ne lutemi për viktimat, për familjet e tyre si dhe për njerëzit e dashur të Turqisë” shtoi kreu i Kishës Katolike, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kreu i Vatikanit gjatë një adresimi në sheshin e Shën Pjetrit i ftoi poashtu të tubuarit atje për t`iu bashkuar në lutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat