Policia shpërndan kartat e veçanta për qytetarët, ja për çfarë do t`iu shërbejnë

Shqipëria

Policia shpërndan kartat e veçanta për qytetarët, ja për çfarë do t`iu shërbejnë

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 14:24
Pamje nga aktiviteti

Një aksion i ri është ndërmarrë nga uniformat bli sot në kryeqytet, dhe kjo me një mision të veçantë, të ndërgjegjësojnë të gjithë qytetarët në përdorimin e ri të numrit të emergjencave.

Siç shihet edhe në këto foto, policët kanë shpërndarë kartat me numrin 112, i cili do të zëvendësojë 129 dhe 126 që do të përdoren deri në fund të këtij muaji nga qytetarët për të sinjalizuar policinë.

Punonjësit e policisë kanë ndaluar me mijëra qytetarë në rrugë, në bare, në parqe... madje u kanë trokitur edhe në shtëpi për t’u shpërndarë këtë informacion shumë të rëndësishëm.  Numri u prezantua pak ditë me pare nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në Panairin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat