Nishani: I tronditur nga sulmet që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit

Shqipëria

Nishani: I tronditur nga sulmet që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 11:03
Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë 36 persona dhe u plagosën ,mbi 100 të tjerë.

“Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan.

Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.

Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar drejtuar Presidentit të Turqisë, Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat