Në ankand një këmishë e spërkatur me gjakun e John Lennon

Muzikë

Në ankand një këmishë e spërkatur me gjakun e John Lennon

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 19:00
Këmishë e spërkatur me gjakun e John Lennon

Këmisha e spërkatur me gjakun e yllit të ndjerë të grupit “Beatles”, John Lennon është shitur në një ankand me një vlerë prej 31 000 paundësh.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo këmishë ishte veshur nga një roje si pjesë e uniformës së tij, i cili ka qenë në detyrë më 8 dhjetor 1980, kur këngëtari është qëlluar për vdekje.

Pasi është qëlluar dy herë në shpatull, Lennon u rrëzua në hyrje të ndërtesës, ku Hasting e mbuloi muzikantin me xhaketën e tij, ndërkohë që këmisha që kishte veshur u spërkat me gjakun e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se bluza ishte ruajtur me shumë kujdes nga Hasting por ai ka vendosur ta shesë këtë bluzë makabre në ankand, me një shumë marramendëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat