Ajeti merr një ofertë zyrtare nga Serie A

Futboll

Ajeti merr një ofertë zyrtare nga Serie A

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 15:45
Arlind Ajeti

Bologna hedh hapa konkretë për të siguruar shërbimet e Arlind Ajetit.

Drejtori sportiv i klubit kuqeblu, Bigon, ka programuar një takim kokë më kokë me futbollistin e kombëtares shqiptare, për t’i bërë një ofertë konkrete.

Sipas Corriere Dello Sport, Bologna do t’i ofrojë 600 mijë Euro në sezon 22-vjecarit për katër vitet e ardhshme, një ofertë shumë e mirë kjo për lojtarin që kërkohet edhe nga skuadratë tjera të Serisë A. Pescara gjithashtu ka programuar një takim me përfaqësuesit e Ajetit, por duket e vështirë që klubi i sapongjitur në elitën e futbollit italian t’i afrohet ofertës së Bolongës.

Me shumë mundësi qendërmbrojtësi shqiptar do të vihet nën urdhrat e Roberto Donadonit, për të nisur një aventure të re po në futbollin italian.

Edhe pse për lojtarin janë interesuar klube të ndryshme jashtë Italisë, dëshira është të qëndrojë në Serinë A, kampionat ku ka mësuar shumë gjatë qëndrimit te Frosinone. Mosha e re dhe mundësia për t’u përmirësuar në kampionatin që shquhet për taktikën në fazën mbrojtëse, e ka shtyn Ajetin që firmosë në Itali, ku përvec Bolognës dhe Pescarës, e kërkojnë Torino dhe Lazio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat