Arrestohet hajduti i banesave në Tiranë, grabiti 16 objekte

Kronikë e zezë

Arrestohet hajduti i banesave në Tiranë, grabiti 16 objekte

Më: 26 qershor 2016 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Çelësi” bëri të mundur zbardhjen e një serë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet. Specialistët e Komisariatit të Policisë prangosën shtetasin E. Kodra, 29 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi Kodra është i dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër. Ndalimi i tij u bë pas punës hetimore dhe pamjeve filmike të administruara nga Policia, ku ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes të banesës së shtetases K.M. më datë 19.04.2016 në rrugën "Pjetër Bogdani".

Sendet e vjedhura janë: televizorë, objekte të çmuara, bizhuteri, shuma në para. Gjithashtu nga puna e bërë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1 dhe 4, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin D. Dushku, 25 vjeç (i arrestuar nga Policia tre javë më parë), të jenë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa banesave. Më konkretisht në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2, kë- ta shtetas më datë 17.05.2016, në rrugën "Perlat Rexhepi", kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I. M., ku kanë marrë 2 televizorë Plazma dhe një shumë monetare.

Më datë 22.05.2016, në rrugën e "Kavajës", kanë vjedhur banesën e shtetases E. J., ku kanë marrë vetëm një televizor, kurse më datë 24.05.2016, në rrugën "Abdyl Frashëri", kanë vjedhur banesën e shtetases N.M., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe banesën e shtetases Sh.B., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë monetare. Gjithashtu më datë 01.06.2016, në rrugën "Sulejman Pitarka", kanë vjedhur banesën e shtetases I.A., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri të ndryshme. Më datë 13.06.2016, gjatë natës, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases R.H., ndërsa më datë 14.06.2016, në rrugën “Vangjush Furxhi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S.F., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri. Dy shtetasit e arrestuar, më datë 20.06.2016, në rrugën "Komuna e Parisit", kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.E., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një shumë monetare, dhe në rrugën ”Komuna e Parisit”, kanë vjedhur banesën e shtetases A.B., ku kanë marrë një televizor Plazma. Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4 shtetasit Kodra dhe Dushku më datë 18.04.2016, në rrugën “Selaudin Zorba”, kanë vjedhur banesën e shtetases E.L., ku kanë marrë një shumë monetare.

Një muaj më vonë më datë 18.05.2016, në rrugën “Fitnete Rrexha”, kanë vjedhur banesën e shtetases B.Q., ku kanë marrë disa orendi shtëpiake dhe dritare alumini. Në fillimin e këtij muaji më datë 01.06.2016, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L.M., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe më datë 10.06.2016, në Qesarak, kanë vjedhur banesën e shtetases D.D., ku kanë marrë disa bizhuteri. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Mërgim Çano”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.S., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Ndërsa në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1 këta shtetas më datë 28.03.2016, në rrugën “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtetases V.Y., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare. Gjithashtu më datë 30.04.2016, në rrugën “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ç., ku kanë marrë një shumë monetare. Së fundmi më datë 17.06.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.V., ku kanë marrë një kasafortë të përmasave 90x30 cm dhe brenda ka pasur disa pasaporta. Gjatë kontrollit të banesës së Erind Kodra, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një çelës artizanal i modifikuar për thyerjen e fishekut të bravës së dyerve, dy kaçavida, një çelës anglez 12. Shtetasit Erlind Kodra dhe Danjel Dushku akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat