“A do kujtohej Anjeza Shabani se është nënë, nëse ngjarja nuk do ishte bërë publike” ?

Opinione

“A do kujtohej Anjeza Shabani se është nënë, nëse ngjarja nuk do ishte bërë publike” ?

Nga: Renato Shkulaku Më: 25 qershor 2016 Në ora: 18:53
Renato Shkulaku

Para disa ditësh, një ngjarje mjaft e shëmtuar dhe e hidhur për çdo njeri, ndodhi në kopshtin “Diren” , ku administratorja Anjeza Shabani ushtroi dhunë mbi një fëmijë të vogël dhe të pafajshëm i cili ishte vetëm 3 vjec. Një ngjarje e paimagjinueshme, shokuese dhe e papritur e realizuar nga një “monstër” , pasi në asnjë mënyrë nuk mund të quhet “Njeri” na tregoi realitetin shqiptar, nje realitet që na vërteton se shoqëria jonë nuk është zhvilluar , por thjesht është një shoqëri e prapambetur, që përcjell dhunë dhe shumë pasoja negative tek brezat pasaardhës. Megjithatë i menjëhershëm ka qënë reagimi publik, ku ky veprim skandaloz u kritikua në maksimum, megjithëse munguan protestat në cdo pjesë të vendit tonë. Skandalozja Anjeza Shabani, fatmirësisht u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet për dy arsye “keqtrajtim të miturish” dhe “shpërdorim detyre”. Gjatë seancës së saj, ajo shfaq shenja pendimi dhe thekson faktin se ajo është “nënë” dhe sipas saj , ajo duhet gjykuar me një masë më të lehtë sigurie pasi e bija ka nevojë për të.

Kto fjalë të saj , një njeri human i kupton, sepse është e dhimbshme për ne kur një fëmijë ndahet prej prindërve, por problemi qëndron në faktin se gjatë kryerjes së atij akti të neveritshëm apo para tij, a nuk mund të kujtohej Shabani se ishte nënë? Goditja e atij fëmije, na bën të kuptojmë se ajo është pa ndjenja , dhe se vërtet ajo nuk mendon as për fëmijen e saj, sepse po të mendontë që ishte vetë nënë , në asnjë mënyrë nuk mund të keqtrajtonte djalin e një nëne tjetër. Por meqë kjo “grua” e do kaq shumë fëmijën e saj , a nuk duhet të mendonte si do ndihej ajo vetë, nëse vajza e saj do keqtrajtohej nga dikush tjetër. Ajo , normalisht si cdo njeri, do “ngrinte” botën në këmbë, prandaj mos i duket çudi dënimi që meriton , por nëse ka akoma dinjitet ta pranojë dhe ti “thërrasi” mendjes, megjithëse nuk e dimë a e ka një të tillë. Por akoma më kurioz më bën fakti se nëse kjo ngjarje nuk do ishte bërë publike, a do kujtohej Anjeza Shabani se është nënë, a do pendohej ajo për turpin që bëri apo do vazhdonte avazin e vet, duke ushtruar vazhdimisht dhunën?
Duke e analizuar ç'ështjen nga deklaratat e edukatoreve të tjera, se kjo “grua” ushtronte vazhdimisht dhunën mbi tre vjecarin, gjithashtu duke marrë për bazë edhe shenjat në trupin e po atij fëmije, dalim në rezultatin se kjo grua, nuk do kishte të ndalur dhe do vazhdonte të keqtrajtonte fëmijët nëse skandali nuk do ishte bërë publik. Prandaj shqetësimi i kësaj monstre, nuk është fakti se ka keqtrajtuar një fëmijë, por problemi i saj është përballja me drejtësinë dhe opinionin publik. Kjo është një ndër gjërat më të neveritshme, duke menduar për interesat vetjake, sigurisht duke përdorur të bijën sesa të mendosh për pasojat e atij krimi, apo për shëndetin e djaloshit. Pra dal në përfundimin se gjykata nuk duhet të ndikohet nga “pendesa” e saj, por të japë dënimin që ajo meriton pavarësisht se ka një fëmijë jashtë. Jam i sigurt që edhe një ditë, vajza e saj do e gjykojë atë dhe do jetë e lumtur që ajo nuk ka qënë pranë saj pa pranuar dhe pa u penduar plotësisht për krimin që ka bërë. Prandaj drejtësia të bëjë punën e vetë dhë ti japë dënimin e merituar Anjeza Shabanit, që të na vërtetojë e ne , se drejtësia vërtet funksionoka në vendin tonë, dhe të jetë totalisht kundër diskriminimit të fëmijëve, megjithëse dënimi i saj do na e vërtetojë. Mirëqënia e fëmijëve, dashuria ndaj tyre, trajtimi i tyre me respekt, ngrohësi janë gjëra të natyrshme për një njeri me zemer. Por për një njeri me gur në vend të zemrës është shumë e vështirë, prandaj të fillojnë të gjitha “Anjeza Shabanat” e tjerë të thyejnë gurët që kanë, duke dhënë dhe marrë dashuri sidomos nga çiltërsia e fëmijëve. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë , edhe ne duhet ti mbrojmë me forcë, dhe të ngremë zërin së bashku edhe me shtetin tonë kur ju cënohet e drejta dhe liria, dhe të jemi mbështetje për ta, në mënyrë që të ndihen të sigurt si ata ashtu edhe familjet apo edhe vetë shoqëria. Por mbështëtja më e madhe dhe më e rëndësishme është tju falim vetëm një ndjenjë, që për disa është e vështirë, Dashuri. Falni dashuri, që edhe fëmijët të rriten duke u ushqyer me këtë ndjenjë ku edhe do jua falin brezave të tjerë, pasi “çdo mbjellim do korrim” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat