Përdorimi i celularëve para gjumit, ja dëmet që shkakton

Shëndetësia

Përdorimi i celularëve para gjumit, ja dëmet që shkakton

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 17:09
Ilustrim

Në këtë botë të digjitalizimit, celularët janë bërë sa një nevojë e domosdoshme, aq edhe një sëmundje. Mirëpo, shumë pak njerëz dinë për efektet anësore që i ka përdorimi i celularëve, e sidomos para gjumit.

Rrezet elektromagnetike

Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve. Celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë. Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.

Problemet me gjumë

Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit e shkakton pagjumësinë. Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat