Thaçi, vizitë zyrtare në Panama

Lajme

Thaçi, vizitë zyrtare në Panama

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 12:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Panama, ndërsa njoftimi i presidencës thotë se ai do të marrë pjesë në inaugurimin e kanalit të Panamasë, që “është rruga e dytë më e madhe ujore në botë”.

Ky kanal do të inaugurohet të dielën.

Presidenti i Kosovës do të ketë takime bilaterale ndër të tjera edhe me Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit Latino-Amerikan me seli në Panama, Elias Castillo.

Njoftimi i presidencës së Kosovës thotë se Thaçi do të takohet edhe me disa përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat