Mitrovicë: Komplet NISMA kalon në AKR

Mitrovica

Mitrovicë: Komplet NISMA kalon në AKR

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 18:11
Nisma kalon në AKR

Dega e NISMA-s në Mitrovicë së bashku me 15 nëndegë dhe forumin e gruas të kësaj partie, kaluan sot në degën e AKR-së të drejtuar nga Agim Bahtiri.

Kryetari i derisotshëm i NISMA-s, Bahri Rrustemi, tha se pas bisedave dhe analizave, si dhe duke e pasur parasysh programin e AKR-së, kanë vendosur të kalojnë në këtë parti.

“Duke e pasur parasysh programin e AKR-së, sot jemi këtu dhe mendojmë se ia ka vlejt të jemi bashk. Pra, prej sot ne të gjithë do të veprojmë si AKR. Do të punojmë për zhvillim ekonomik dhe zbutjen e papunësisë. Sot e tutje do të jemi së bashku”, tha kryetari i NISMA, Bahri Rrusemi, i cili sot kaloj në AKR.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se ka kënaqësinë që është në mesin njerëzve të cilët deri sot e kanë drejtuar NISMA-në në Mitrovicë.

“Sot jam në mesin e atyre që duan një të ardhme më të mirë për vendin. Kam thënë edhe në fillim se do ta kem mbështetjen e gjitha partive politike dhe iu bëj thirrje edhe të tjerëve që të na bashkohen dhe të punojmë për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Pra, i ftoj gjithë qyetarët që të na bashkohen, sepse ne duam që shteti jonë të jetë i lirë prej atyre që mendojnë vetëm të pasurohen vet dhe nuk kane aspak mëshirë për qytetarët, por mendojnë vetëm për xhepat e vet”, tha Bahtiri, duke porositur që të punohet ditë e natë për të mirëne Kosovës.

Në anën tjetër, koordinatori i AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani, tha se tash e tutje tashmë ish drejtuesit e NISMA-s do të jenë të barabartë me gjithë anëtarët e AKR-së nëpër nëndegë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat