Frutat që ngadalësojnë plakjen e lëkurës

Shëndetësia

Frutat që ngadalësojnë plakjen e lëkurës

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 17:56
Frutat që ngadalësojnë plakjen e lëkurës

Frutat janë të mbushura me vitamina gjallëruese dhe minerale të cilat janë të shkëlqyeshme për shëndetin e lëkurës. Pra, ka shumë pemë të cilat mund të ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën tuaj.

Avokado: Avokadot janë perfektë për trupin e njeriut dhe janë të mbushura me disa vitamina kryesore dhe minerale, të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës së fytyrës. Avokadot janë burim i vitaminave A dhe C. Këto vitamina ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes e cila e bën lëkurën të varet. Avokadot ndihmojnë dhe në parandalimin e akneve në lëkurë.

Kivi: Kivi njihet për efektin e madh pozitiv në shëndetin e lëkurës. Kanë shumë përmbajtje uji dhe kanë efekt hidratues në lëkurë. Janë veçanërisht të dobishme, për ato të cilat kanë lëkurë të thatë. Kivi është i mbushur me vitamina dhe minerale, të cilat vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Kivi mund të pritet derisa të formojë një pastë dhe të përdoret me mjaltë dhe kos.

Mollët: Mollët përmbajnë acid malik, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën e fytyrës. Ky acid ndihmon muskujt e lëkurës të qëndrojnë lart, muskuj të cilët pas disa vitesh fillojnë të varen. Kur lëkura e fytyrës ekspozohet ndaj ndotësve dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, ajo fillon të duket e ngrirë dhe pa jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat