Reagon Shpend Ahmeti, ja çfarë thotë për tragjedinë e sotme

Kosova

Reagon Shpend Ahmeti, ja çfarë thotë për tragjedinë e sotme

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 17:54
Shpend Ahmeti

Pas ngjarjes tragjike në lagjen Kalabri të Prishtinës ku humbën jetën dy fëmijë, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti.

“Sot ka ndodh një tragjedi në komunën e Prishtinës në afërsi të fshatit Llukar ku tek një pronë private ku me vite të tëra kompani janë furnizuar me material ndërtimor, kanë humbur jetën dy fëmijë. Kjo është ngjarje e rëndë dhe fillimisht shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes. Ende nuk i kemi informatat e plota dhe po presim policinë për ta sqaruar aksidentin por në këto momente i ofrojmë mbështetje familjes. Jam duke shkuar tek vendi i ngjarjes për të kuptuar edhe më shumë mbi rastin, ” ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në ‘ Facebook”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat