Prezantohen të arriturat e projektit me vlerë 1,9 milionë euro

Lajme

Prezantohen të arriturat e projektit me vlerë 1,9 milionë euro

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 23:08
Ilustrim

Me rastin e përfundimit të projektit të financuar nga BE, "Mbështetje për Kodin Civil dhe të Drejtat e Pronës", do të organizohet ceremonia përmbyllëse me qëllim të prezantimit të arriturave të këtij projekti me vlerë prej 1,9 milionë euro.

Në një njoftim për media thuhet se ky projekt është implementuar nga konzorciumi GIZ International Services.

“Ky projekt ka mbështetur modernizimin/harmonizimin e kornizës ligjore për çështje civile përmes realizimit të një kodi të vetëm civil, me anë të një analize ligjore të plotë dhe gjithëpërfshirëse të legjislacionit aktual mbi pronën”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet nesër, 23 qershor, duke filluar nga ora 10:00, në Hotel Sirius, ku do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së, Christof Stock.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat