E paharruar Vera kur do të martohem vetë (Foto)

Mediale Vip

E paharruar Vera kur do të martohem vetë (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 22 qershor 2016 Në ora: 22:26
Albana Mesuli

Një tjetër artiste e ëmbël këtë herë bëhet protagoniste e rubrikës sonë “Vera e..”. Ka në çdo moment kohë për të biseduar me ne, e këtë herë rrëfen momentet e bukura të stinës së Verës, e nuk do të donte kurrë që një stinë e tillë të kishte momente të këqija që siç thotë këngëtarja “Falë Zotit nuk ka”. Por cili është bregdeti shqiptar i preferuar, e me çfarë e shuan etjen ajo gjatë kësaj stinë të nxehtë? Për më shumë lexoni më poshtë intervistën me të bukurën Albana Mesuli!

“Bota sot”: Albana e gëzuar që erdhi stina e Verës?
-Më gëzon shumë stina e verës për shumë arsye, aktive në punë, takimi me familjarët e mi që janë të gjithë të emigruar kjo stinë të paktën na bashkon për pak kohë.

“Bota sot”: E themi se kjo është stina jote e preferuar?
-Po është stina ime e preferuar Vera gjithashtu dhe Pranvera, më pëlqen natyra e lulëzuar e kam si relaks.

“Bota sot”: Ka qenë deri tani ndonjë Verë e paharruar për ty, apo pret të vijë?
-Në çdo verë kam kujtime të bukura, deri tani nuk ka qenë ndonjë e paharruar. E paharruar me siguri do të jetë Vera kur do të martohem vetë (Qesh), sepse çdo verë martoj të tjerët.

“Bota sot”: E ndonjë Verë që nuk do të donit ta kujtonit kurrë?
-Faleminderit Zotit deri tani nuk kam një verë të tillë.

“Bota sot”: Punon më shumë Albana gjatë kësaj stine, apo pushon më shumë?
-I jap shumë rëndësi punës që mos t’i zhgënjej njerëzit dhe familjet që besojnë tek unë për gëzimet e tyre familjare, apo mbrëmjet argëtuese, por gjithashtu ndaj kohë dhe për pushime sidomos ato me familjen time që janë gjëja më e rëndësishme për mua.

“Bota sot”: E bregdeti më i bukur shqiptar për tu relakssuar?
-I gjithë bregdeti shqiptar është i mrekullueshem.

“Bota sot”: Cilën apo cilin koleg do të doje të kishe pranë në një pushim veror, për muhabet të mirë?
-Nuk kam kaluar ndonjëherë pushime me kolegë, zakonisht i kaloj me njerëzit e afërm. Është më mirë afrimiteti të mbetet me kolegët vetëm në aspektin profesional.

“Bota sot”: Lexon ndonjë libër, apo dëgjon më shumë muzikë gjatë verës, ose në pushime?
-Më shumë dëgjoj muzikë.

“Bota sot”: Cila është kënga jote e Verës, që mund ta quash super hiti yt, apo pritet të vijë?
-Çdo vit kam sjellë kënga të reja dhe secila ka qenë e suksesshme në kohën e vet, këtë Verë do të vijë me një këngë shumë të ëmbël dashurie “Unë e Ti", e shpresoj që ta gjejnë veten shumë çifte të dashuruarish.

“Bota sot”: Po je e dhënë si shumë femra për garderobën gjatë verës, qoftë edhe të rrobave të banjos?
-Tepër e dhënë deri aty sa dhe vetë e kuptoj që e teproj.

“Bota sot”: E etjen e Verës me çfarë e shuan?
-Vetëm ujë, nuk i konsumoj pijet e tjera as në muajt e tjerë të vitit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat