Livoreka vë bast për ndeshjet Hungari-Portugali, Itali-Irlandë, Suedi-Belgjikë e Islanda-Austria!

Futboll

Livoreka vë bast për ndeshjet Hungari-Portugali, Itali-Irlandë, Suedi-Belgjikë e Islanda-Austria!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2016 Në ora: 11:03
Përparim Livoreka

Në ethet e kualifikimit janë gjashtë kombëtare, si Portugalia, Islanda, Austria, Irlanda, Suedia por edhe Belgjika. Sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo me Portugalinë janë optimist se do ta sigurojnë kualifikimin. Portugezët në dy ndeshjet e para nuk binden aq me lojë (barazuan 1:1 me Islandën dhe 0:0 me Austrinë), por sot shpresojnë se do të shënojnë fitoren e parë ndaj liderit të grupit F, Hungarisë. Portugezët kërkojnë tri pikë në ndeshjen që do të luhet në orën 18.00 në stadiumin “Stade de Lyon” në Lyon. Hungaria kryeson me 4 pikë në grupin F, duke lënë pas Islandën e Portugalinë me nga dy sosh dhe Austrinë me një pikë. Sfida tjetër me rivalitet të madh pritet në mes Islandës dhe Austrisë. Islanda është e mobilizuar deri në pikën e fundit për ta bërë historinë, të kualifikohet më tutje, kurse austriakët nuk kanë më çfarë të humbin, o fitore o asgjë. Ballafaqimi mes tyre do të luhet në orën 18.00 në stadiumin “Stade de France” në Saint-Denis. Në grupin E, Italia është favoritë kundër Republikës së Irlandës. Italianët janë të qetë, të cilët në dy takimet e para kanë shënuar fitore me 2:0 ndaj Belgjikës dhe 1:0 kundër Suedisë ose plot 180 minuta janë pa pësuar gol. Irlandezët janë të vetëdijshëm për rivalin dhe kërkojnë pikët e kualifikimit. Italia udhëheq me 6 pikë në grupin E, kurse Irlanda është e fundit me një pikë. Itali-Irlanda do të zhvillohet në orën 21.00 në stadiumin “Stade Pierre Mauroy - Lille Métropole”. Suedia ka trenin e fundit, sepse është shumë afër eliminimit në fazën e grupeve. Suedezët do të takohen me Belgjikën e fortë, sfidë që luhet në orën 21.00 në stadiumin “Stade de Nice” në Nice. Belgjikës i bënë punë edhe barazimi, kurse Suedia duhet vetëm fitore për të shpresuar në kualifikim. Italia kryeson me 6 pikë, e përcjell nga Belgjika me 3 sosh, Suedia dhe Republika e Irlandës me nga një pikë. Dita e mërkurë do të jetë edhe dita e fundit e fazës së grupeve, ku do të dihen përfundimisht 16 kombëtare të kualifikuara në të tetën e finales, më pas do të fillojë edhe faza e njohur si e nokautit. Përparim Livoreka, futbollist i kampionit, Feronikelit nga Drenasi, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se do të jetë secila ndeshje interesante. Sipas Livorekës Portugalia do të fitojë, pasi që ajo ka edhe kualitetin. “Mendoj që portugezët kanë përparësi, sepse janë skuadër më e kompletuar dhe dihet se ka futbollist më cilësor. Aty janë futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo dhe shumë emra tjerë që e bëjnë diferencën. Islanda-Austria? Janë dy kombëtare me kualitete të njëjta dhe vështirë të jepet një parashikim i saktë. Mendoj se Islanda ka befasuar për të mirë, kurse Austria nuk mendoj që ka diçka të veçantë, kështu mund të parashikojë se Islanda do të fitojë. Sepse ata kanë një kombëtare shumë cilësore dhe që vrapojnë mjaft shumë. Italia-Republika e Irlandës? Mendoj që Italia po luan shumë mirë dhe u vërejt edhe në dy takimet e para ku mori pikë të plota, duke e siguruar edhe kalimin e grupit. Kjo do ndeshje do të jetë e mirë dhe do t’i takon Italisë. Megjithatë, nuk do të kenë edhe lehtë Italia, pasi që edhe Irlanda ka ekip mjaft cilësore. Suedia-Belgjika? Realisht Belgjika ka një ekip shumë të mirë dhe ajo do të fitojë. E them do të fitojë për arsye se ka skuadrën më cilësore se Suedia dhe ndoshta edhe me të cilësore se të gjitha skuadrat tjera në këtë kampionat”, thotë LIvoreka.

Basti i Përparim Livorekës
Hungaria-Portugalia 2
Islanda-Austria 1x
Italia-Irlanda 1
Suedia-Belgjika 2

Sot, grupi E

Italia-R. Irlanda 21.00
Suedia-Belgjika 21.00

Tabela
1. Italia 2 2 0 0 3:0 6
2. Belgjika 2 1 0 1 3:2 3
3. Suedia 2 0 1 1 1:2 1
4. Irlanda 2 0 1 1 1:4 1

Grupi F

Hungaria-Portugalia 18.00
Islanda-Austria 18.00
Tabela
1. Hungaria 2 1 1 0 3:1 4
2.Islanda 2 0 2 0 2:2 2
3. Portugalia 2 0 2 0 1:1 2
4. Austria 2 0 1 1 0:2 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat