Adelina paralajmëron rikthimin në parket

Basketboll

Adelina paralajmëron rikthimin në parket

Më: 21 qershor 2016 Në ora: 11:24
Adelina Ahmeti

Alo qendra Adelina Ahmeti shpreson gjatë vjeshtës t’i rikthehet fushës, e cila qe një periudhë mungon për shkak të një lëndimit. Basketbollistja nga Gjilani tregon arsyet kryesore pse deri më tash ishte jashtë parketit. “Në rend të parë gjithmonë kam vënë familjen e pastaj shkollimin. Tani jam fokusuar më shumë në universitet dhe në punë. Që nga fillimi i sezonit të dimrit kam ndaluar stërvitjet, po e konsideroj si një lloj pushimi, sepse me të vërtet me lëndimet që kam pasur ka qenë e nevojshme një lloj pushimi si ky”, tha Ahmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas saj, do të rikthehet të KB Drita. “Shpresoj që kthimi im të jetë i nevojshëm për ekipin ku kam marr hapat e para të basketbollit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat