Bashkia e Kukësit nis aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit

Kukësi

Bashkia e Kukësit nis aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit

Më: 21 qershor 2016 Në ora: 10:42
Pamje nga takimi

Bashkia e Kukësit do të nisë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në linjën e ujësjellësit. Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të bashkisë u zhvillua mbledhja e Task Forcës për Ujësjellësin. Në këtë mbledhje u diskutua rreth programit të punës për nisjen e aksionit të ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme në linjën e ujësjellësit. Në vëmendje të veçantë do të jenë të gjitha lavazhet në qytet, që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.

Bashkia ndërkohë ka nisur shpërndarjen e njoftimeve paraprake në të gjitha subjektet për ndërprerje vullnetare të lidhjeve të paligjshme, ndërsa grupet e punës së Task Forcës do të nisin aksionin në terren të enjten deri në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme.

Në grupin Task Forcë përfshihen Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake, Ujësjellësi, Policia e Shtetit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave, ajo e Financës dhe Drejtoria Juridike.

Task Forcë u bën apel qytetarëve dhe institucioneve për bashkëpunim dhe mirëkuptim në këtë aksion që synon përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve të Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat