Zhuqa i kthehet fitores

Formula 1

Zhuqa i kthehet fitores

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 10:59
Gasmend Gashi

Me fitore ka vazhduar edhe Gazmend Gashi, i cili një javë më parë është rikthyer në shtigjet e garave, sikur edhe Liridon Kalenderi, i cili triumfoi në klasën e nëntë. Për Kalenderin kjo ishte paraqitja e parë në kampionatin e sivjetmë Përparim Dushi është fitues i garës së dytë në diciplinën rrethore, e katërta në përgjithësi për këtë kampionat. Dushi i PRT-së me bolidin e tij deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme prej 3:18.041 minuta, duke u renditur para Liridon Kalenderit të Prizrenit D&G, icili me Audi pati kohën 3:44.490, me vonesë prej 26:449 krahasuar me fituesin, ndërsa një vend në podium ishte edhe për Bardhyl Canollin e PRT-së. Canolli me BMW pati kohë prej 3:49.360, ose 31.310 sekonda vonesë krahasuar me Dushin.Në këtë mënyrë, pas “dështimit” në garën e Kullës, “Zhuqa” i është kthyer fitores. “Duke marrë parasysh se ishte hera e parë që paraqitem me bolidin e ri në një garë rrethore, jam i kënaqur me kohën e arritur e sigurisht edhe për faktin që isha më i miri edhe në plasmanin e përgjithshëm. Është mirë që konkurrenca sivjet po bëhet gjithnjë e më e fortë, por unë jam shumë i bindur që edhe në vazhdim të kampionatit do të vazhdoj me fitore. Për të arritur deri këtu janë dashur edhe investime të mëdha, prandaj dua ta falënderoj sponsorin tim DHL, për përkrahje të madhe”, ka thënë Dushi pas përfundimit të garës në Prizren. Ndërkohë me fitore ka vazhduar edhe Gazmend Gashi, i cili një javë më parë është rikthyer në shtigjet e garave, sikur edhe Liridon Kalenderi, i cili triumfoi në klasën e nëntë. Për Kalenderin kjo ishte paraqitja e parë në kampionatin e sivjetmë. Rezultatet e klasës së pare nuk janë zyrtare, pasi Komisioni Sportiv i FASK-ut do t’i shqyrtojë ankesat e parashtruara nga garuesit. Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon pas dy javësh me garën e diciplinës malore, e cila do të zhvillohet në Brezovicë.

Rezultatet:

Klasa e parë:

1.Halil Çereti (Yugo - Prizreni) 4:17.310

2.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +01.322

3.Afrim Spahi (Yugo - Prizreni D&G) +06.105

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat