Fitore historike e Shqipërisë! Rumania në shtëpi

Sporti

Fitore historike e Shqipërisë! Rumania në shtëpi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2016 Në ora: 08:56
Armando Sadiku ndez stadiumin në Lyon. Sulmuesi shqiptar për bukuri gjendet në 16-të

(E plotësuar) Shqipëria fantastike, gjunjëzoi me rezultat 1:0 Rumaninë, në ndeshjen e fundit (xhiros së tretë) të grupit A në Kampionatin Evropian. Shqipëria historike. Një super fitore e historike ndaj Rumanisë që hiqej në një formë favorite. Pas plot 68 viteve Shqipëria e thyen traditën e keqe me rumunët. Djelmoshat kuqezi që të gjithë meritojnë notën dhjetëshe për lojën që treguan për gjatë 90 minutave. Të gjithë dhanë atomin e fundit, e amortizuan lojën e kundërshtarit.

Mbrojtja e fortë me Arlind Ajetin, Mërgim Mavrajn me bashkëlojtarë të tjerë, me sulmuesin Armando Sadiku, trimin që shënoi golin e fitores në minutën e 43-të. Shqipëria impresionoi me lojë të bukur, e meritoi fitoren. Trepikëshi historik. Shqipëria është në vend të tretë dhe tani e pret se si do të rrjedhë renditja e kombëtareve tjera në grupe të tjera, pra plasmani i përgjithshëm. Shqipëria ka gjasa që të shkoi në të tetën e finales, por e gjitha do të varet nga plasmani i kundërshtarëve tjerë. Rumania paketon valixhet për në shtëpi. Festë në Lyon, shqiptarët kremtojnë fitoren e madhe.

Në stadiumin "Parc Olympique" në Lyon, ku 75 për qind e tifozëve ishin shqiptar, i dhanë zemër trimave tanë. Një fitore që do të mbahet mend gjithmonë, për faktin se djelmoshat tanë treguan shpirt luftarak. Pas dy humbjeve në saje të fati sportiv, 1:0 nga Zvicra, pastaj me 2:0 nga Franca, e treta doli e vërteta dhe triumfoi Shqipëria kundër Rumanisë. Shqipëria renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe kualifikimi i saj do të varet krejt nga plasmani i kombëtareve në grupet tjera.

90' Shqipëria shumë afër triumfit të madh, çastet e fundoit, na ndajnë minutat nga fitorja historike.
86' Mavraj rrezikoi portën rumune, por pa sukses.
83' Lorik Cana inkuadrohet në lojë në vend të Migjen Bashës.

77' Shqipëria me fat. Rumunët patën rastin më të mirë, kur Florin Andone me një gjuajtjë të fuqishmë godet tërthorësen e portierit Berisha.
74' Mbrojtësi Arlind Ajeti po luan si trim i vërtet, mbulon çdo hapësirë dhe nuk lejon sulmuesit rumun të drpërtojnë
70' Memushaj në një pozicion të mirë, gjuajti jashtë portës.
69' Torje tentoi nga 20 metra, mirëpo gjuajtja e tij shkoi jashtë portës së Berishës.
68' Shqipëria po lufton me mish e më shpirt, janë në epërsi dhe shumë afër tripikëve historike.
65' Ledian Memushaj godet nga rreth 16-17 metra, ndërsa portieri rumun nuk reagoi si duhet, por për fat të tij nuk qëlloi asnjë futbollist kuqezi.
59' Bekim Balaj e zëvendëson autorin e golit, Armando Sadiku.
57' Torje futet në lojë në vend të Alibec që u lëndua.
55' Një lojë e mirë, Shqipëria më sulmuese, kërkon golin e dytë.

48' Shqipëria po avancon, në stadium festë dhe borohoritjet Shqipëria, Shqipëria.
Fillon pjesa e dytë.

43' Armando Sadiku ndez stadiumin në Lyon. Sulmuesi shqiptar për bukuri gjendet në 16-të, i cili nga një pozitë anash gjuajti për mrekulli me kokë dhe la të shtangur rumunët. Ledian Memushaj kishte dërguar harkimin fenomenal dhe që rezultoi me gol. Goli i parë në histori i Shqipërisë në Kampionatin Evropian, Sadiku regjistrohet si shënuesi i parë.

41' Nuk ka gola, rezultati 0:0.

39' Rezultati vazhdon 0:0.
35' Futbollisti Ledian Memushaj afër portës rumune, paksa si anash, por gjuajtja e tij grushtohet nga portieri në korrne. Ky ishte edhe një rast ideal i pa realizuar.

33' Shqipëria orvatet me kundërsulme të rrezikoi portën e Rumanisë, por deri më tash pa sukses.
30' Nuk ka ndryshim rezultati, lojë e mirë.
26' Shqipëria po luan më gjallë, por është e pafalshme se çka humbi Lenjani para dy minutave, sepse vetëm ishte i mposhtur portieri Tatarusanu.

24' E pabesueshme çfarë humbi Ermir Lenjani. Armando Sadiku deri të Ledian Memushaj dhe ky e gjen të vetmuar Ermir Lenjanin e papenguar nga askush nga 3-4 metra nuk qëlloi në portën e zbrazur, duke gjuajtur larg mbi portë.
20' Shqipëria tentoi për të befasuar. Migjen Basha godet nga rreth 30 metra, por topin drejt e në duart e portierit rumun.
18' Vazhdon rezultati baras.

14' Rumunët janë më të rrezikshëm, tentojnë nga distanca të shënojnë.
9' Berisha tregon vlerat e tij, duke e ndalë një gjuajtje të fortë të Stanciut.
7' Migjen Basha ndëshkohet me karton të verdhë.
5' Hoban nga rreth 17-18 metra gjuajti mjaftfortë, nuk befasohet Berisha.
3' Rezultati baras, nuk ka ndonjë veprim qoftë të njërës palë apo skuadrës tjetër. Stanciu nga 25 metra gjuajti mbi portën shqiptare.
Filloi ndeshja. Dalin futbollistët në fushë, intonohet himni shqiptar.

Moti i vranët e me shi, temperaturat 17 gradë.
75 për qind e tribunave në Lyon janë të mbushura me tifozë shqiptar. Atmosferë për mbamendje. Lorik Cana nuk do të startoi titullar, ndërsa Migjen Basha do të luajë në vend të Burim Kukelit.
Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin “Stade de Lyon” në Lyon, që do të zhvillohet ndeshja e xhiros së fundit të fazës së grupeve përkatësisht e grupit A në mes Rumanisë dhe Shqipëri. Ndeshje që zgjon emocione dhe është sikur finale. Shqipëria kërkon fitore që i jep mundësi për t’u kualifikuar më tutje. Shqipëria kërkon tri pikët para e historike në debutimin e saj në ngjarjen më të madhe evropiane. Mijëra shqiptar në stadium, atmosferë drithëruese. Franca kryeson me 6 pikë, ndërsa Zvicra mban vendin e dytë me 4 pikë, tri më tepër se Rumania dhe katër se Shqipëria.


Rumania-Shqipëria 0:1
Stadiumi "Stade de Lyon", Lyon.
Gjyqtar: Pavel Kralovec (Çekia).
Shënues: Sadiku (43').
Kartonat e verdhë: Matel, Saponaru, Torje - Basha, Memushaj, Hysaj.
Rumania: Tatarusanu, Sapunaru, Chiriches, Grigore, Matel, Hoban, Prepelita, Popa (Andone 69'), Stanciu, Stancu dhe Alibec (Torje 57').
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ar. Ajeti, Mavraj, Agolli, Basha (Cana 83'), Abrashi, Memushaj, Lila, Lenjani (Roshi 77') dhe Sadiku (Balaj 59').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat