A po i pajton Daut Haradinaj Rexhep Selimin e Ramiz Lladrovcin?

Lajme

A po i pajton Daut Haradinaj Rexhep Selimin e Ramiz Lladrovcin?

Më: 19 qershor 2016 Në ora: 16:24
Daut Haradinaj dhe Ramiz Lladrovci

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka nisur një betejë të re për t’i pajtuar ish-bashkëluftëtarët e tij, Rexhep Selimin me Ramiz Lladrovcin.

Ramiz Lladrovci e Rexhep Selimi kishin nisur një betejë të akuzave dhe kundër akuzave për kohën e luftës. Betaja kishin nisur kur Selimi kishte lëshuar akuza ndaj Hashim Thaçit kur ishte bërë President.

Ndërkohë, tash, për t’i pajtuar këta dy ish-ushtarë të UÇK-së është angazhuar Daut Haradinaj, i cili ka raporte të mira edhe me Rexhep Selimin e edhe me Ramiz Lladrovcin.

Aktualisht, Rexhep Selimi, është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje derisa më herët ka mbajtur pozita të rëndësishme në AAK. E, Ramiz Lladrovci është Ambsador i Kosovës në Shqipëri.

Rexhep Selimi ka raporte miqësore prej kohës së luftës me Daut Hardinajn, të cilët kishin dalë për herë të parë publikisht si pjesëtarë të UÇK’së më 28 nëntor të vitit 1997.

Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të AAK’së. Selimi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit të AAK’së, në vitin 2004, kur Ramush Haradinaj kishte lidhur koalicion me Ibrahim Rugovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat