Projekti i Transballkanikes, banorët: Mbyll rrugët e kalimit në lagje

Shqipëria

Projekti i Transballkanikes, banorët: Mbyll rrugët e kalimit në lagje

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 15:40
Punime ne rruge

Dhjetëra banorë në pallatet pranë rrugës Transballkanike, por edhe biznese që operojnë në këtë zonë kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit hyrës për në Vlorë.

Sipas tyre, barrierat e betonit që po vendosen me fillimin e zbatimit të projektit u bllokojnë çdo rrugë hyrëse mes pallateve, duke mos u dhënë akses kalimi as zjarrfikëseve apo autoambulancave në rast urgjence.

“20 vjet në çdo dimër lartësia e ujit vjen deri në 80 cm, unë duhet të kem gomone këtu sin ë Venecia. Përveç se na bllokoi dhe hyrjen për të shkuar në pallat tani. Nëse aty për shkaqe natyrore apo elektrike bie një zjarr, ne jemi përvëluar se nuk vjen dot mjeti i zjarrëfikëses.Ky para meje ka tre biznese, paguajnë rregullisht dhe ai ia shkatërron biznesin komplet”, tregon njëri nga banorët, transmeton Ora News.

“Babain e kam invalid, nuk kemi ku të kalojmë. Jemi në tokën tonë, jemi në pronën tonë, jemi biznese, paguajmë të gjitha detyrimet dhe tani na mbyllet brenda në çark. Ti zbatojnë ligjet si janë për tu zbatuar. Jemi mbyllur brenda në kafaz. Mori shteti të gjithë këtë pronë, ta marrë siç e mori. Por të na lërë rrugë të futemi brenda të punojmë”, thotë një zonjë.

Projekti për zgjerimin e rrugës Trasballkanike ka nisur të implementohet menjëherë pas shembjes së 120 objekteve, kryesisht shtëpi banimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat