Çështjet të Grave në Europë dhe Azinë Qendrore e Jugore, diskutohen në një forum në New York (Foto)

Amerika

Çështjet të Grave në Europë dhe Azinë Qendrore e Jugore, diskutohen në një forum në New York (Foto)

Nga: Beqir SINA, New York Më: 17 qershor 2016 Në ora: 13:53
Pamje nga takimi

NEW YORK : Ndihmës Sekretaria e Shtetit, Nisha Biswal, e Çështjeve të Grave në Europë dhe Azisë Qendrore e Jugore, ishte në New York, në 13 qershor ku është takuar me zyrtarët e lart të OKB-së, liderët e biznesit, akademikë dhe analistë të politikës së jashtme.

Ndihmës Sekretaria e Shtetit, zonja Biswal gjatë viztës në New York, mori pjesë sot në Forumin e Politikave të Jashtme në Universitetin Kolumbia, ku u folë për të drejtat e grave në Siri Lanka, organizuar nga Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe Shoqata e Grave të prekura gjatë Luftës.

David L. Phillips, i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University - Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, dhe ish zyrtar e Departamentit të Shtetit, e hapi forumin, duke treguar punën që ka bërë dhe po bën Instituti i tij, në Columbia University, për Sri Lanken.

Folësit, kryesor në këtë forum, ishin ndihmës Sekretaria e Shtetit, Nisha Biswal, e Çështjeve të Grave në Europë dhe Azisë Qendrore e Jugore, Visaka Dharmadasa , Kryetare e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave të Diskriminuara dhe të Përdhunuara, gjatë luftës, dhe profesor David Phillips nga Columbia University, drejtues i këtij forumi

Në këtë forum, u fol shumë për përdhunimet, diskreminimin dhe dhunën e dhimbëshme, vuajtjet e grave dhe fëmijve, në Siri Lanka, gjithashtu, u kujtuan dhe lufta të tilla, ku ka pasur vatra lufte, si në vende të tjera në Azi e Afrikë, ku gratë janë të pambrojtura.

Nisha Desai Biswal, Ndihmës Sekretare e Departmentit të Shtetit , foli për atë se Shtetet e Bashkuara, e përkrahin paqen e arritur në vitin 2015 në Siri Lanka, dhe bëjnë përpjekje që të ndihmojnë këtë vend, për arritur nji demokraci të vërtet.

“Po, ashtu, tha zyrtarja e Departamentit të Shtetit, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me programet dhe aktivitetet, që i kan ndëmarr SHBA, për të ndihmuar në çdo lëmi të ekonomis, arsimit, shëndetësis, dhe në programe të tjera, të edukimit dhe kulturore, në Siri Lankë".

Në këtë forum foli dhe kryetarja e Shoqatës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të Drejtave të Grave të Dhunuara, në Siri Lanka, znj. Visaka, e cila foli për vuajtjet e pas luftës që pësuan grat dhe fëmijt në vendin e saj. Ajo, faleminderojë me këtë rast SHBA, për ndihmën e dhënë deri tani, por kërkoj me këtë rast përkrahjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuarë, që të jenë edhe më aktiv në të ardhmen .

Këshilli Shqiptaro Amerikan, i cili është anëtar i Forumit të Universitetit Columbia, për çështjet e jashtme, dhe e mbështet vazhdimisht punën e Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University, Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, ishte i ftuar në këtë forum.

“Ishte, nji nder dhe respekt ndaj Këshillit Shqiptaro Amerikan, për pjesmarrjen në forumin e organizuar nga Universiteti Columbia, për të Drejtat e Njeriut dhe Grave në Sri Lanka” thotë kryetari i KSHA, zoti Haxhi Dauti, duke shtuar se David L. Phillips, i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University - Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, dhe ish zyrtar e Departamentit të Shtetit, i ka kushtuar rëndësi të madhe në disa forume edhe “Marrveshjes së Ohrit”, duke e trajtuar atë në Universitetin Columbia dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat