Veseli: S`do të ndalemi derisa të marrin vesh për fatin e Ukshin Hotit

Kosova

Veseli: S`do të ndalemi derisa të marrin vesh për fatin e Ukshin Hotit

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 12:21
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen derisa të marrin vesh se çfarë ka ndodhur me fatin e Ukshin Hotit.

Ai këto komente i bëri gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare në Universitetin e Prizrenit.

“Studentë ju duhet të jeni krenar që jeni student në këtë universitet emri I të cilit tregon heroizëm mbarëkombëtar”

“Ukshin Hoti është njeriu i mendimeve të mëdha. Ideolog I guximshëm e pioner i mendimit politik”

Ai njëherit ka bërë me dije se tek Biblioetaka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të vendoset edhe njw shtatore e  Ukshin Hotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat