Hitzfeld: Shaqiri të hakmerret kundër Francës, Mehmedi i sjell potencë ekipit

Futboll

Hitzfeld: Shaqiri të hakmerret kundër Francës, Mehmedi i sjell potencë ekipit

Nga: Fitim Dika Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:42
Xherdan Shaqiri

Një shkrim briliant i ish trajnerit zviceran Ottmar Hitzfeld për blick.ch, përshtatur ekskluzivisht nga botasot.info. "Ishte një ndeshje emocionale që pas pjesës së parë kombëtarja mori veten dhe u shpërblye keq vetëm me një pikë. Dua të them gjithashtu: E prisja një Rumani shumë më të mirë pas ndeshjes kundër Francës. Kjo vlen edhe për Zvicrën që si psikologjikisht si fizikisht ishte mirë. Penaltia fatkeqësisht ishte korrekte. Arbitri ishte pranë dhe pa gjithçka. Ai duheshte ta referonte. Megjithatë, më pas erdhi goli i ëndrrave. Gëzohem shumë për suksesin e Admir Mehmedit dhe besoj se do fitojë përsëri terren te Bayer Leverkusen. Mehmedi si në ndeshjen kundër Shqipërisë dhe me Rumaninë i ka sjellur potencë helvetëve. Ai nuk dorëzohet kurrë. Këtë e ka treguar edhe në KB gjatë shënimit të golit kundër Ecuadorit 1:1. Mbase edhe pak fjalë për Xherdan Shaqiri: Ai nuk është gjykuar drejt. Është pjesërisht e gabuar për atë që kritikohet. Me Rumaninë ai përpiqej të ringrihet, por i mungonte disi vetëbesimi. Duhet të stërvitet më tepër sa u takon driblimeve. Megjithatë nuk duhet të harrohet: Gjithçka ndodhi në pjesën e parë erdhi nga Lichtsteiner dhe ai. Ana e djathtë funkcionoi, këtu nuk ka diskutim. Dhe Shaqiri ka punuar shumë në mbrojtje, që i shërbeu kombëtares. Por ama: Nga Shaqiri pritet edhe më shumë. Diçka befasuese. Ai ka potencial për këtë dhe besimi nuk është i kotë. Andaj shpesh ai nuk gjykohet drejtë, pasi pritshmëritë janë më të mëdha. Me Francën ai duhet ta tregojë veten. Ne thuajse kemi siguruar kualifikimin, por nuk duhet të harrohet humbja 2:5 kundrejt Francës në KB 2014. Duhet hakmarrje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat