Vihet në skenë vepra monumentale e At Zef Pllumit

Teatri

Vihet në skenë vepra monumentale e At Zef Pllumit

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:29
Vepra monumentale e At Zef Pllumit

Vepra monumentale e At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue” ka ardhur e veçantë për publikun shkodran përmes monodramës së aktorit Arben Derhemi.

Premiera u ngjit në skenën e kuvendit Françeskan, aty ku jetoi dhe punoi për vite të tëra meshtari at Zef Pllumi.

Komunikimi mes njeriut dhe bimes, njeriut dhe kafshës, dhe pa mundësia që njeriu me njeriun të gjejnë gjuhën e përbashkët, ishte përzgjedhur si pjesë thelbësore e kësaj monodrame, qe erdhi nën regjinë e Milto Kutallës. Mesazhi shkon sidomos për të rinjtë që dijnë pak për një nga periudhat e errëta që kaloi vendi.

Milto Kutalla, regjisor: Rinia e sotme nuk lexon shume dhe ne për këtë arsye arritëm të sjellim ndoshta një kuientesensë të artë të At Zef Pëllumbit në këtë performancë, ku vetë ai mendoi se ka hedhur hapat e para të mendimit, të artit dhe kulturës.

I pranishëm në premierë aktori i mirënjohur Robert Ndrenika u shpreh shumë i kënaqur me vënien në skenë të kësaj vepre, ndërsa për aktorin protagonist Arben derhemi, paradoksi është “Liria erdhi, por a është liria e vërtetë”.

Robert Ndrenika, aktor: Unë e kisha lexuar veprën e At Zef Pëllumbit dhe vura re që ishin marrë pjesë shumë interesante. Edhe këta dy djem e rrëmbyen këtë nga vepra, e cila është një vepër shumë shumë mbresëlënëse.

Arben Derhemi, aktor: Kushdo që mund ta mërrë dhe ta verë në gojën e vet këtë tekst do ketë frikë, por besoj që kemi arritur një gjëq që do të ishte shumë e bukur që të ishte bërë edhe më përpara.

“Rrno për me tregue” erdhi përmes një skenografie të thjeshtë, me element funksional por me tekst goditës, duke përcjellë emocione të forta tek spektatori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat