?Zyrtarët amerikanë nënshkruajnë memorandum kundër Assadit

Amerika

?Zyrtarët amerikanë nënshkruajnë memorandum kundër Assadit

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:17
Ilustrim

Dhjetëra zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA kanë nënshkruar një memorandum të brendshëm, përmes të cilit kanë bërë thirrje ushtarake kundër qeverisë së presidentit Bashar Al-Assad.

Ata argumentojnë se qasja aktuale është duke punuar kundër opozitës siriane, ndërsa në anën tjetër po e ndihmon Assadin të qëndrojë në pushtet.

Memorandumi u nënshkrua nga 51 zyrtarë të nivelit të lartë, të cilët këshilluan për zgjidhjen e çështjes së Sirisë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit pranoi marrjen e shkresës, por nuk pranoi të komentojë përmbajtjen e saj. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat