Sugareski – Dimovski, diskutim në prag incidenti në Kuvend

Maqedonia

Sugareski – Dimovski, diskutim në prag incidenti në Kuvend

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:56
Kuvendi i Maqedonise

Atmosferë e nxehur në Kuvend në ditën e tretë të diskutimit për vërtetimin e përgjegjësisë së kryetarit të vendit Gjorgji Ivanov. Paraqitja e Lubço Dimovskit nga Partia Socialiste nxiti reagimin e opozitës.

“Kjo që po bëni është turp. Flisni dhe mbroni, por nuk thoni se çfarë mbroni: vendimin për falje apo vendimin për tërheqje të faljeve. Nuk është çështja te mocioni i votëbesimit, por fakti se këtu nuk ka njerëz që kanë guxim ta shtypin butonin dhe të thonë “zoti Ivanov largohu”, u shpreh Goran Sugareski, Koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat