Këln: Tifozët rusë dushohet se rrahën spanjollët

Evropë

Këln: Tifozët rusë dushohet se rrahën spanjollët

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:16
Ilustrim

Policia në Këln ka paraburgosur gjashtë tifozë rusë të futbollit pasi dyshohet se i kanë rrahur tre turistë spanjollë përballë Katedrales së njohur në këtë qytet gjerman.

Dy prej tre turistëve të rrahur kanë lëndime serioze, njofton policia gjermane. Rusët ishin rrugës për në Moskë, pasi më parë kanë përcjellë ndeshje futbolli të kampionatit evropian të futbollit që po mbahet në Francë.

Një burim policor i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS, se shtatë tifozë rusë “kanë sulmuar spanjollët përballë Katedralës së Kelnit... Policia i ka paraburgosur jash gjashtë prej tyre; një ka arritur të largohet. Të gjithë kanë pasur bileta për ndeshjen Angli-Rusi” ku kishte përleshje në mes të tifozëve të të dy kombëtareve.

“Ne nuk e dijmë nëse ata janë deportuar nga Franca”, ka thënë burimi policor në këtë qytet, duke shtuar se të dyshuarit kanë bileta aeroplani për në Moskë dhe se kanë pasaporta ruse.

Konsullata në Berlin nuk e ka komentuar ende ngjarjen.

Autoritetet franceze kanë thënë se kanë vendosur të largojnë nga vendi i tyre 20 tifozë rusë që kanë lënduar seriozisht tifozët anglezë gjatë përleshjeve në Marsejë. Konsulli gjeneral rus, Sergei Molchanov, i ka thënë TASS se tifozët rusë janë të vendosur që ta sfidojnë deportimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat