Handikos pranon donacion 450 karroca

Lajme

Handikos pranon donacion 450 karroca

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:11
Handikos

Handikos do të pranon nga “Church of Jesus Christ of Latter Day Saints” një donacion prej 450 pajisjeve ndihmëse për lëvizje si karroca, paterica, kukëza si dhe pjesë të tjera që shërbejnë për riparimin e këtyre pajisjeve.

Në një njoftim për media, thuhet se me qëllim të shënimit të kësaj ngjarje do të organizohet një ceremoni e shkurtër sot në zyrat e Handikos, duke filluar nga ora 10:00.

“Konventa për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, obligon shtetet anëtare që të sigurojnë pajisjet ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, duke marrë parasysh domosdoshmërinë e tyre për një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme. Andaj, shteti ynë duhet të gjejë forma të ndryshme për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Deri me sot, ka qenë organizata jonë që përmes bashkëpunimit me donatorë dhe partnerë të ndryshëm ka siguruar këto pajisje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat