"Hakeri i ISIS": Ardit Ferizi pranon fajësinë, vendimi merret në shtator në SHBA

Diaspora

"Hakeri i ISIS": Ardit Ferizi pranon fajësinë, vendimi merret në shtator në SHBA

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:03
Ardit Ferizi

Gjakovari Ardit Ferizi (20), e ka pranuar dje fajësinë për depërtim në të dhënat personale të qindra ushtarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, për t’i ndihmuar militantët e Shtetit Islamik (IS). Ai u arrestua kohë më parë në Malejzi ku studionte shkencat kompjuterike dhe njihej si hacker me emrin kodues Th3Dir3ctorY.

Në dëgjimin e sotëm në një gjykatë federale në Aleksandria të Virxhinias, Ardit Ferizi, deklaroi se ishte fajtor për dhënie të mbështetjes materiale për grupin ekstremist, Shteti Islamik, dhe për qasje të paautorizuar në kompjuter, ka njoftuar Departamenti amerikan i drejtësisë.

 

Prokurorët thanë se Ferizi, 20 vjeçar, kishte depërtuar në të dhënat e një kompanie private, e pastaj militantëve të IS-it, vitin e kaluar, u kishte dërguar fjalëkalime të emailave dhe numra të telefonave të më tepër se 1,300 pjesëtarëve dhe të punësuarve federalë amerikanë.

 

Më vonë, IS-i i kishte publikuar të dhënat në rrjetin Twitter dhe kishte tërhequr vërejtjen se do të “sulmonte në qafën tuaj në tokën tuaj”.

Ai mund të dënohet më së shumti 25 vjet burg, 20 për ndihmën kundrejt terrorizmit dhe 5 vjet për qasje të paautorizuar në kompjuterët e Departamentit të Shtetit Amerikan. Vendimi përfundimtar do merret në mes të shtatorit/<b>Bota sot</b>

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat