Franca dëbon tifozët e Rusisë

Futboll

Franca dëbon tifozët e Rusisë

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 23:30
Tifozët rusë

Kreu i tifozëve rusë, Alexander Shprygin, është në mesin e 20 tifozëve rusë të cilët do të dëbohen nga Franca në ditët në vijim, pas dhunës që shkaktuan në Euro 2016 në ndeshjen me Anglinë.

20 prej një grupi të 43 tifozëve të ndaluar nga policia në Marseille më herët këtë javë, do të dëbohen nga Franca, bëhet e ditur sipas raporteve të fundit.

Gjithashtu, sot tre tifozë rusë u burgosën nga gjykata në Marseille për planifikim të qëllimshëm për t’i lënduar njerëzit dhe për të dëmtuar pronën publike në Francë.

Shtatë tifozë të tjerët nuk u lejuan të hynin në stadiume dhe katër të tjerë janë duke pritur për t’u gjykuar, për pjesëmarrje në dhunë, raportuan Bild dhe Focus Online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat