Kriza politike, ndërpriten bisedimet mes partive

Maqedonia

Kriza politike, ndërpriten bisedimet mes partive

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:25
Ilustrim

Janë ndërprerë bisedimet mes partive politike në Maqedoni për shkak se ato vazhdojnë të kenë mosmarrëveshjet mbi pikat e mbetura të paktit të Përzhinës.

LSDM opozitare ka akuzuar VMRO-DPMNE-në për pengim të bisedimeve duke thënë se çdo herë kur fokusi i bisedimeve bie në dy pika nevralgjike, pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat ne media, ajo parti gjen shkas për ndërprerjen e tyre.

BDI nga ana tjetër vazhdon të mbajë shpresa për procesin negociues për të cilin nga kjo parti njoftuan se pritet të vazhdojë edhe javën që vjen.

Ambasadorët ndërmjetës, Xhes Bejli dhe Aivo Orav njoftuan se bisedimet do të vazhdojnë edhe më tej, por sipas tyre, nevojitet kohë që partitë të përafrojnë qëndrimet që kanë andaj edhe për momentin u është mundësuar të vijojnë konsultimet në selitë e tyre.

Bisedimet po zhvillohen për tejkalimin e çështjeve të mbetura nga marrëveshja e nënshkruar një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat