Largimi i Britanisë, tronditje për BE-në

Evropë

Largimi i Britanisë, tronditje për BE-në

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:13
Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Ejrolt

Vota pro largimit nga Bashkimi Evropian e britanikëve do të trondiste bllokun dhe do të kërkonte një përpjekje të bashkërenduar për të siguruar qëndrueshmërinë e tij.

Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm Gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe homologu i tij Francës Jean-Marc Ejrolt. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, dy diplomatët thanë se kanë shpresë që britanikët do të votojnë për të qëndruar në union.

Nga këndvështrimi ynë, vendimi i drejtë mund të jetë vetëm qëndrimi në BE. Largimi i Britanisë nuk është thjesht 28 minus një, por do në fakt një dridhje, një tronditje të madhe dhe kjo më pas do të kërkonte një përpjekje të përbashkët për të siguruar stabilitetin e unionit. Procesi i suksesshëm i integrimit që zgjati dekada me radhe nuk do të kthehet në shpërbërje të tij.

Kurse ministri i Jashtëm francez Ejrolt tha se BE do të evoluojë me kohën. “Evropa nuk mund të jetë statike, duhet të qëndrojë në lëvizje. Sot ajo përballet me kontradikta, me rritje të ngadaltë, vështirësi, ankth dhe frikë. Ne duam ti japë Evropës një dinamizëm të ri, tha ai. Një ditë më parë kreu i thesarit britanik George Osburne paralajmëroi se do të rrisë taksat dhe do të shkurtojë shpenzimet publike, përfshirë ato në sistemin shëndetësor, policinë dhe në arsim, nëse britanikët votojnë pro daljes së vendit nga Bashkimi Evropian më 23 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat