Votimi i EULEX mund të shtyhet, mungojnë deputetët

Kosova

Votimi i EULEX mund të shtyhet, mungojnë deputetët

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 15:49
Arban Abrashi

Qeveria e Kosovës thotë se e ka kryer punën e saj sa i përket zgjatjes së mandatit të EULEX dhe tash është në anën e Kuvendit votimi i saj.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të Qeverisë, ministrit Arban Abrashi, votimi i projektligjit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it do të mund të shtyhet deri nesër, ngase disa prej deputetëve të koalicionit qeverisës janë në udhëtime jashtë vendit.

“Me rëndësi që ne si Qeveri e kemi kalua, është miratuar, tash presim që edhe Kuvendi me krye punën e vet. Mos gabofsha ka të bëjë me numrin e disa deputetëve që mungojnë, besoj që sot ose nesër veç kthehen nga udhëtimet edhe e kalojmë”, ka thënë Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat